Bashkëjetoi me një vajzë të mitur, arrestohet burri nga Ferizaj

Bashkëjetoi me një vajzë të mitur, arrestohet burri nga Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një burrë i cili ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktima do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Gëzim Sahiti, Ferizaj 25.01.2022 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që është hasur duke bashkëjetuar me të miturën, viktimën femër kosovare. Me vendim  të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor”, ka bërë të ditur policia.

Shpërndaje në: