Bashkëpunimi rajonal duhet të bëhet përmes platformave të caktuara

Bashkëpunimi rajonal duhet të bëhet përmes platformave të caktuara

Perspektiva e deputetëve të rinj/reja mbi bashkëpunimin rajonal ishte tema e debatit të organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, raporton Ekonomia Online.

Pjesë e këtij diskutimi ishte deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje Saranda Bogujevci.
Bugujevci gjatë këtij diskutimi ka ndarë eksperiencën e saj në Gjykatën e Hagës. Ajo ka treguar se sa ka qëndruar në Hagë për të dëshmuar për vrasjen e familjarëve të saj nga forcat serbe ka qenë e vetme.

“Asnjë përfaqësues nga Kosova nuk ka qenë pjesëmarrës”, u shpreh Bogujevci.

Sa i përket bashkëpunimit rajonal ajo thotë se duhen përgatitje në këtë drejtim.

“Është shumë e rëndësishme më i pa të gjitha perspektivat e rajonit mbi çështje te ndryshme, siç është njohja e shtetit të Kosovës e të tjera. Sa i përket bashkëpunimit rajonal ne duhet të jemi të përgatitur për mënyrën se si duhet të bëhet”, tha ajo.

Korab Sejdiu nga Aleanca Kosova e Re tha se niveli i bashkëpunimit duhet të nis nga brenda. Kurse sa i përket bashkëpunimit rajonal Sejdiu tha se Serbia po pengon bashkëpunimin e mirëfilltë rajonal.

“Çështja e bashkëpunimit është shumë më e gjerë se sa politike sepse ka të bëjë me të ardhmen e një shteti. Bashkëpunimi i brendshëm ose rajonal duhet të bëhet përmes platformave të caktuar siç është kjo e të rinjve”, u shpreh Sejdiu, raporton EO.

“Kemi parë një hezitim të shtetit serb përmes i marr disa vendime që ndoshta janë të dhimbsh por që shtyjnë përpara disa procese”.

Ndërsa Betim Popaj nga AAK tha se dialogu duhet të shërbejë si mjet për të arritur deri tek e vërteta dhe bashkëpunimi rajonal.

“Për hir të paqes për hir të stabilitetit jemi pajuar të gjemë modulet që kjo rini t’i ketë”, tha ai.

 

Shpërndaje në: