Bashkimi Kombëtar: Kurti shuan çdo shpresë të popullit, thotë “zor edhe ato marrëveshjet t’i zbatojmë”

Bashkimi Kombëtar: Kurti shuan çdo shpresë të popullit, thotë “zor edhe ato marrëveshjet t’i zbatojmë”

Kreministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth bashkimit kombëtar ku nuk dha shpresa për një gjë të tillë.

Kurti la për të nënkuptuar se edhe këto marrëveshje që janë bërë mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dy shtete, janë zor të zbatohen për shkak të harmonizimit mes dy vendeve, përcjell Periskopi

“Me kalimin e viteve unë nuk mendoj se kam ndryshuar për nga bindjet, qëndrimet apo konceptet. Mirëpo, është evidente që në këto zgjedhje unë kam fituar me jovetëm sloganin por edhe me programin dhe për qëllimet që i kemi na duhet edhe strategji zbatuese. Por, pakçka mund të bëjmë përnjëherë, por shumëçka për të mos thënë gjithçka do të bëjmë në vitet në vijim me qeverisjen tonë. Kosova dhe Shqipëria ndonëse e kanë popullsinë dërrmuese, janë dy shtete dhe e shihni sa po na duhet neve harmonizim edhe për disa marrëshje që i kemi bërë si dy shtete të ndara e lëre më për dakordimet që na nevojitet për një federatë të përbashkët”, deklaroi Kurti. /Periskopi/

Shpërndaje në: