Batatina për Periskopin tregon detaje rreth tre futbollistëve të Llapit që po mbahen në izolim në Shqipëri

Batatina për Periskopin tregon detaje rreth tre futbollistëve të Llapit që po mbahen në izolim në Shqipëri

Tre futbollistë të Llapit janë aktualisht të izoluar në Shqipëri, ku po i nënshtrohen procedurës së karantinimit për shkak se kaluan kufirin në kohën e krizës shëndetësore.

Pasi u pezullua futbolli në Kosovë, Erlis Ymeri, Jasmin Raboshta dhe Nertil Hoxhaj udhëtuan drejt vendlindjes për të qenë afër familjarëve të tyre, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, me të shkuar atje, ata i janë nënshtruar protokollit për izolim 14-ditor.

Periskopi ka kontaktuar me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina për ta pyetur rreth gjendjes së lojtarëve dhe ka marrë këtë përgjigje:

“Po, atyre shteti i Shqipërisë ua ka rekomandu që mos me dalë nga shtëpia për 12 ditë dhe mos të takohen me askënd, sepse kanë udhëtu nga Kosova.

“Ata janë duke u stërvitë dhe janë mirë, së bashku me familjet e tyre,” u shpreh tekniku llapian për Redaksinë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: