Baton Haxhiu në luftë: Ka shkuar në Ukrainë me Edin dhe Dritanin

Baton Haxhiu në luftë: Ka shkuar në Ukrainë me Edin dhe Dritanin

Gazetari Baton Haxhiu po qëndron në Kiev të Ukrainës së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Djali i Haxhiut ka shpërndarë një fotografi të babait të tij së bashku me një polic të forcave speciale të Shqipërisë dhe një ushtari ukrainas.

Ai ka shkruar poashtu se në Kiev, Haxhiu do të jetë pjesë e konferencës së përbashkët të kryeministri Edi Rama dhe presidentit Zelensky.

“Babai im Baton Haxhiu në një fotografi me një pjesëtar të RENEA dhe një ushtar ukrainas në një nga rajonet e bombarduara të Kievit. Ai është në Kiev për Konferencën e përbashkët për Media mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Zelensky”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: