Bayern fiton lehtë ndaj Greuther Furth – Lewandowski nuk thyen dot rekordin e Gerd Muller

Bayern fiton lehtë ndaj Greuther Furth – Lewandowski nuk thyen dot rekordin e Gerd Muller

Bayern Munich ka shënuar tjetër fitore në Bundesliga.

Skuadra e Julian Nagelsmann ka kaluar pa telashe edhe pengesën e quajtur Geruther Furth, duke e mposhtur me rezultatin 1:3, shkruan Periskopi.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Thomas Muller, duke realizuar qysh në minutën e 10’ të takimit. Muller me këtë gol u bë lojtari i tretë me më së shumti gola me fanellën e bavarezëve, duke mbetur pas Lewandowskit e Gerd Muller.

Brenda pjesës së parë gjetin golin edhe Joshua Kimmich, i cili dyfishoi epërsinë në minutën e 31’, pas asistimit të Leroy Sane.

Pjesa e dytë nuk nisi mirë për bavarezët. Benjamin Pavard u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 48’, por mungesa e një lojtari nuk ndryshoi shumë gjëra.

Bavarezët shënuan edhe një gol, kësaj radhe me Griesbeck që devijoi topin në rrjetën e tij, kurse rezultati final u vendos nga vendasit, të cilët golin e nderit shënuan me anë të Itten në minutën 88′, shkruan Periskopi.

Ajo që vlen të përmendet është fakti i dështimit të Robert Lewandowskit për të vendosur rekord të ri në Bundesliga. Polaku kishte shënuar në 15 ndeshje radhazi, kurse rekordi mbahet nga Gerd Muller me 16 ndeshje radhazi duke gjetur golin. Lewa mund ta thyente sonte këtë rekord, por ai nuk gjeti golin ndaj skuadrës së fundit në tabelë.

Bayern pas kësaj fitore numëron 16 pikë në gjashtë ndeshje, kurse Greuther Furth mbetet me vetëm një pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: