Bayern Munichu e njofton Crvena Zvezdën me futbollin: E mposht me rezultat banal

Bayern Munichu e njofton Crvena Zvezdën me futbollin: E mposht me rezultat banal

Bayern Munichu e ka mposhtur me lehtësi absolute Crvena Zvezdën në ndeshjen vlefshme në kuadër të Grupit B në Champions League, me rezultat 3-0.

Gjithçka ishte ecje në park për bavarezët, derisa epërsinë e parë e arritën në minutën e 34-t, raporton Periskopi.

Kingsley Coman qëlloi cakun pas asistimit të Ivan Perisicit.

Pastaj radha i erdhi Robert Lewandowskit, i cili realizoi golin e 200-të për gjigantin gjerman në 249 ndeshje.

Sikur 2-0 të mos mjaftonte, Thomas Muller u sigurua që serbët të dalin me kokëulur nga stadiumi në minutën e 90-të kur shënoi pas asistimit nga Thiago Alcantara.

Pas kësaj fitoreje, bavarezët kryesojnë në grup me tri pikë, ndërsa nga një kanë Tottenhami dhe Olympiacosi, derisa Crvena është e fundit me zero pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: