Bayern publikon listën për ndeshjen kundër Barcelonës – rikthehet në kohë Coman

Bayern publikon listën për ndeshjen kundër Barcelonës – rikthehet në kohë Coman

Bayern Munich do të jetë me të gjitha forcat në ndeshjen e parë në Champions League këtë edicion.

Bavarezët e nisin edicionin në kompeticion më të rëndësishëm të futbollit evropian me klube me përballjen kundër Barcelonës.

Kujtimet e fundit janë jashtëzakonisht të këndshme, dhe vijnë nga një fitore 8:2. Për ndeshjen e radhës, Bayern ka publikuar edhe listën me lojtarët që do të udhëtojnë drejt ‘Camp Nou’.

Në listë do të jetë edhe Kingsley Coman, i cili ishte në pikëpyetje, përcjell Periskopi.

Lewandowski, Sane, Muller, po ashtu janë aty, si rreziqet kryesore për katalanët. Më poshtë mund ta shihni listën. /Periskopi/

Shpërndaje në: