Bayerni e deklason Dortmundin në vetëm 45 minuta (VIDEO)
Bayern Munchen e ka deklasuar 4-0 Borussian e Dortmundit në vetëm 45 minuta lojë.
‘Bavarezët’ në këtë ndeshje janë futur më të motivuar se kurrë, pasi gjendeshin dy pikë prapa ‘Verdhezinjëve’ të cilët ishin lider në Bundesligë.
Fillimisht, Mats Hummels (10′) dhe Robert Lewandowski (17′) i shënuan ish-skuadrës së tyre.
Ndërkohë Javi Martinez (41′) dhe Sergi Gnabry (43′) i dhanë fund shpresave të mysafirëve për një rezultat pozitiv qysh në 45 minutat e para.
Futbollistët e Dortmund duken vetëm spektakor në fushë në këtë gjysmë pjesë. /Periskopi/



