Bedri Hamza bisedon me kompani austriake për të investuar në Mitrovicë

Bedri Hamza bisedon me kompani austriake për të investuar në Mitrovicë
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se kompanitë austriake do t’i kenë dyert e hapura për të investuar në Mitrovicë.
Hamza thotë se këtë ia ka konfirmuar përfaqësueses së kompanisë austriake, Jadranka Godjevac.
Sipas tij, Mitrovica do të kthehet në qendër të investimeve të huaja.
Postimi i plotë:
Kompanitë austriake dhe të gjithë investitorët e huaj do t’i kenë dyert e hapura për të investuar në Mitrovicë. Sot këtë ia konfirmova edhe përfaqësueses së kompanisë austriake “Frequentis”, Jadranka Godjevac, e cila po qëndron në Kosovë si pjesë e Misionit Ekonomik me Bizneset nga Austria. E mirëprita gatishmërinë e saj për të investuar në të ardhmen në qytetin tonë.
Si kryetar i Mitrovicës do t’i thjeshtoj procedurat dhe do ta eliminoj burokracinë, që investitorët vendorë dhe ata huaj të bëhen pjesë e vendimmarrjes.
Me kontaktet që kam krijuar nëpër botë do të sjellë investime strategjike për ta shndërruar Mitrovicën në qendër të investimeve.

Shpërndaje në: