Bedri Hamza: Mitrovica kurrë nuk ka qenë e ndarë në Bajgorë e Drenicë, këto janë përpjekje për ta ricikluar mendësinë e Serbisë

Bedri Hamza: Mitrovica kurrë nuk ka qenë e ndarë në Bajgorë e Drenicë, këto janë përpjekje për ta ricikluar mendësinë e Serbisë
Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga PDK, Bedri Hamza ka thënë se Mitrovica asnjëherë nuk ishte e ndarë në Bajgorë, Drenicë e rrafsh i Kosovës.
Hamza shtoi se Mitrovica ishte qyteti që bashkoi të gjithë Kosovën pa dallime mes zonave të ndryshme, dhe se tendencat për ta ndarë qytetin në mëhalla e fise janë qasje raciste, të dëmshme dhe përpjekje për ta ricikluar mendësinë e Serbisë që t’i hasmërojë shqiptarët.
Hamza ka shtuar se Mitrovica çdo herë ka qenë qytet i zhvillimit ekonomik, si dhe epiqendër e zhvillimit kulturor dhe emancipimit.
Postimi i plotë:
Mitrovica për një kohë të gjatë ishte epiqendër e zhvillimit ekonomik, qendër e kulturës dhe emancipimit.
Mitrovica është qyteti i parë në Kosovë që kishte mbledhur familje nga gjithë Kosova, nga Gjakova, Peja, Prizreni, Podujeva, Vushtrria, Gjilani, Skenderaj dhe Kaçaniku.
Mitrovica asnjëherë nuk ka qenë e ndarë në Bajgorë, Drenicë dhe rrafsh i Kosovës. Ishte gjithmonë qytet që bashkoi Kosovën. Vetëm Serbia gjatë viteve të komunizmit kishte krijuar sloganin ndarës “Veri është Kralevë, jugu është Drenicë”.
Tendencat për ta ndarë Mitrovicën në mëhalla e fise janë qasje raciste, të dëmshme dhe përpjekje për ta ricikluar mendësinë e Serbisë që t’i hasmërojë shqiptarët!
Mitrovica nuk i duron ndarjet. Prandaj #meBedriHamzën i ribashkojmë forcat për t’ia rikthyer Mitrovicës shkëlqimin dhe dinjitetin!

Shpërndaje në: