Behgjet Pacolli për Agim Bahtirin: Kush ka ikur nga AKR-ja do t’i shuhet karriera politike

Behgjet Pacolli për Agim Bahtirin: Kush ka ikur nga AKR-ja do t’i shuhet karriera politike

Edhe në qytetin e Mitrovicës, Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur takim me qytetarët e kësaj komune, ku i pari i partisë, Behgjet Pacolli prezantoi programin e AKR-së, program ky që në fokus ka rininë e Kosovës.

Më tej lideri i partisë Behgjet Pacolli tha se AKR-ja është e fortë dhe do të forcohet edhe më shumë në Mitrovicë.

“AKR do të dalë faqebardhë këtu në Mitrovicë, kush ka shkuar prej AKR-së, ka shkuar përgjithmonë dhe nuk ka kthim mbrapa, pra kush ka shkuar nga AKR-ja, do t’i shuhet karriera politike”, tha Pacolli.

Shpërndaje në: