Behramaj: Qeveria Kurti e bëri temë arkivin e UÇK-së menjëherë pas vizitës së Ekaterina Trendafilovës

Behramaj: Qeveria Kurti e bëri temë arkivin e UÇK-së menjëherë pas vizitës së Ekaterina Trendafilovës

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka thënë se Qeveria Kurti e bëri temë arkivin e UÇK-së menjëherë pas vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Behramaj ka thënë se Albin Kurti dhe Besnik Bislimi po i kontribuojnë pretendimeve të Gjykatës Speciale.

“Qeveria Kurti e bëri temë arkivin e UÇK-së menjëherë pas vizitës së Ekaterina Trendafilovës, Kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë.
Një koordinim perfekt për ta mbytur frikën e lirimit të themeluesve të UÇK-së dhe të shtetit të Kosovës.
Një kontribut i Kurtit dhe Bislimit për forcimin e pretendimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar se UÇK-ja ishte “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, sot Kurti ka folur për arkivat e UÇK-së, duke thënë se është pro hapjes së tyre./Periskopi/

Kurti pro hapjes së arkivave të UÇK-së: S’kemi çka fshehim

 

Shpërndaje në: