Bekë Berisha: 17 tetori është dita vendimtare për ndryshim në Istog

Bekë Berisha: 17 tetori është dita vendimtare për ndryshim në Istog

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, e ka përfunduar fushatën e tij në fshatin Studenicë.

Berisha ka thënë se në çdo vend ku ka pasur takime, ka gjetur përkrahje dhe mbështetje të pakursyer.

“17 tetori është dita vendimtare për ndryshim në Istog”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sonte po e përmbyllim këtë muaj fushate intensive me takimin e fundit në fshatin Studenicë, së bashku me kandidaten Meliha Zeqiraj.

Në çdo derë që trokita gjatë këtyre ditëve, gjeta mikëpritje bujare dhe mbështetje të pakursyer, nga secili prej jush.

Edhe sonte i dëgjova me vëmendje të madhe kërkesat, hallet dhe shqetësimet e këtyre banorëve të cilat ju siguroj që do mundohem me të gjitha kapacitetet t’i realizoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Prandaj, për një rrugëtim plot shpresë, ju ftoj të angazhoheni masivisht dhe të dilni të votoni.

17 tetori është dita vendimtare për ndryshim në Istog, numri 121 është numri për Istogun më të mirë, më të zhvilluar, Istogun që punon, kujdeset dhe përkushtohet çdo ditë për qytetarët!

121

Me fitore, pa balotazh!

Shpërndaje në: