Belgjika barazon rekordin e Italisë dhe Francës (Foto)

Belgjika barazon rekordin e Italisë dhe Francës (Foto)

Belgjika ka barazuar rekordin e Italisë dhe Francës pas fitores së arritur ndaj Anglisë në Saint Petersbourg 

Thomas Meunier shënoi gol në këtë takim për Belgjikën dhe u bë lojtari i dhjetë belg që shënon në këtë Botëror, shkruan Periskopi.

Meunier shënoi gol të bukur në minutën e katërt pas një aksioni fantastik të ndërtuar nga skuadra e Belgjikës.

Michy Batshuayi, Nacer Chadli, Kevin de Bruyne, Adnan Januzaj, Marouane Fellaini, Dries Mertens, Jan Vertongen, Eden Hazard, Romelu Lukaku, të gjithë këta lojtarë kanë shënuar gol për Belgjikën në ‘Rusia 2018’.

Goli i shënuar nga Meunier ka bërë që të barazohet rekordi i Francës që u arrit më 1982 dhe ai i Italisë më 2006 ku nga 10 lojtarë të ndryshëm shënuan gola./Periskopi/

Shpërndaje në: