Bën pare shteti: Veç për dy ditë, Policia shqipton gjoba për maskë në vlerë 300 mijë euro

Bën pare shteti: Veç për dy ditë, Policia shqipton gjoba për maskë në vlerë 300 mijë euro

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës i ka gjobitur tetë mijë e 500 qytetarë në bazë të ligjit Covid-19.

Vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës shqiptoi hiç më pak se 4237 tiketa që zakonisht janë 35 euro.

Në 24 orët e kaluara, numri i tiketave ishte 4263.

Natyrisht, këto tiketa mund të jenë shumë më të larta se 35 euro nëse llogarisim edhe ato ndaj subjekteve afariste.

Por, nëse marrim vetëm gjobat nga 35 euro, del se për vetëm dy ditë Policia e Kosovës i ka siguruar buxhetit të shtetit 297 mijë e 500 euro. /Periskopi

Shpërndaje në: