Benzema nuk flet për Mbappen: E kam mendjen te Championsi, nuk flas për gjëra të vogla

Benzema nuk flet për Mbappen: E kam mendjen te Championsi, nuk flas për gjëra të vogla

Karim Benzema ka folur për media para finales së madhe të Ligës së Kmapionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Realit.

Në mesin e shumë deklaratave që ai ka dhënë, francezi foli pak edhe për vendimin e Mbappes për të qëndruar tek Parisi, shkruan Periskopi.

“Unë do të thoja se [ Real Madrid ] do të luajë finalen e Ligës së Kampionëve dhe ky nuk është momenti për të folur për këto gjëra të vogla”, tha Benzema.

“Jo, [preferoj të mos flas]. Nuk jam i zemëruar. Jam i fokusuar në finalen e Champions League. Është më e rëndësishme ta bësh këtë sesa të dëgjosh gjëra të tjera”, tha ai.

Shpërndaje në: