Berisha – ambasadores amerikane: Kurrë nuk do të shkelësh në zyrën time nëse nuk i kërkon falje demokratëve

Berisha – ambasadores amerikane: Kurrë nuk do të shkelësh në zyrën time nëse nuk i kërkon falje demokratëve

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gjatë fjalës tij në ‘Foltore’ me gratë demokrate është shprehur se nuk do të presë asnjëherë ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, deri në momentin që ajo të kërkojë falje për deklaratën e ‘barit’.

“E nderuar zonjë, dera e Sali Berishës, si kryetar i PD-së, kryeministër apo çdo pozicion që të jetë do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadoren apo ambasadorin e SHBA, me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarë do lloj funksioni të jetë kurrë nuk do të shkelë në zyrën time pa u kërkuar ju të falur për barin që ju serviri”.

Ai theksoi se nuk janë gratë dhe burrat e “barit”.

“Ne jemi ata që kemi përmbysur diktatorin që u ofronte shqiptarëve bar. Këtë fyerje nuk ua ka bërë askush në 30 vite, ndaj u garantoj ju se ajo nuk do të shkelë në zyrën time pa u kërkuar falje ju’, tha ish-kryetari i PD-së.

Thirrja e hapur e Kim

“Do të ishte një ironi historike dhe tragjike, nëse Partia Demokratike do të hante bar për hatër të një deputeti të saj”.

Kjo ka qenë deklarata dhe mesazhi kryesor i Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha.

Thirrja e Kim ndaj Bashës ishte e qartë: Partia të lëvizë përpara, Shqipëria të ecë përpara. E ardhmja është e Shqipërisë.

“Ka vendime të vështira për të gjithë. Shpresoj që në gusht të ketë një kohë pushimi dhe reflektimi për të parë nga e ardhmja, jo nga e shkuara”.

Ajo u është referuar dy krerëve të partive më të mëdha në vend, asaj Demokratike dhe Socialiste, si përgjegjës për emrat që vendosin të kenë emrin në Parlament. Kështu, duke i bërë të qartë se deputetët e rinj duhet ta meritojnë besimin e popullit. Deklarata e Kim-it duket se ishte e lidhur drejtpërdrejt me shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Shpërndaje në: