Berisha: Aro na ka mbrojt dy herë, fantazi

Berisha: Aro na ka mbrojt dy herë, fantazi

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka lavdëruar lartë portierin Aro Muric.

Muric ishte i jashtëzakonshëm ndaj Greqisë, me disa super pritje.

Pas ndeshjes, Berisha lavdëroi portierin për paraqitjen fenomenale.

“Një mënyrë e kallxuam vullnetin tonë me fitu lojën dhe si synim e kemi me fitu lojën. Edhe Aro na ka mbrojt dy herë, fantazi’, tha Berisha.

“I kem pas dy vjet të vështira, duhet me ja nis prej zero dhe çdo lojtarë duhet me lujt me ekipe të veta”, nënvizoi Berisha.

Ndërkohë, Kosova e mbylli këtë aventurë në grupin B me pesë pikë të tubuara.

Shpërndaje në: