Berisha: Kisha pas qef me pa Kurtin në qeveri e mos me iu nda t’u e gjujtë me vo
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka dhënë një deklaratë interesante, në natën e së mërkurës.
Ai ka thënë në T7, se nuk do të mërzitej nëse Lëvizja Vetëvendosje do të bëhej pjesë e qeverisë së ardhshme të vendit.
Berisha ka thënë se ka qejf ta shohë kreun e VV’së, Albin Kurti, në qeveri. Për këtë, ka dhënë edhe një arsye.
Ka deklaruar se nëse Kurti do të hynte në qeveri, ai, si deputet, vazhdimisht do ta gjuante me vezë në Kuvendin e Kosovës.
“Kisha pas qef me pa Albin Kurtin në qeveri, e unë mos me ia nda t’u e gjujtë me vo”, është shprehur ai në



