Berisha për vrasjen në Gllogjan: Po të zbulohej vrasja për 20 mijë euro, po i jap unë sonte

Berisha për vrasjen në Gllogjan: Po të zbulohej vrasja për 20 mijë euro, po i jap unë sonte

Janë bërë 11 ditë prej se ndodhi ngjarja tragjike në Gllogjan, ku si pasojë e sulmit me armë zjarri mbi një autobus, mbetën të vdekur tre persona, shoferi dhe dy të mitur.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për rastin në fjalë.

Lidhur me këtë është debatuar sonte në emisionin Rubikon.

Avokati Besnik Berisha tha se ofrimi i shpërblimit prej 20 mijë eurosh nga ana e qeverisë është shenjë për personin e dyshuar se autoritetet nuk kanë asnjë informacion për të.

Berisha tha se po të ishte që vrasja do të zbulohej për 20 mijë euro, do t’i jepte sonte.

“Ofrimi i shpërblimeve besoj që është një lloj ‘flamuri i bardhë’ kur institucionet e ndjekjes dorëzohen dhe ky është një mesazh që i ka shkuar kryerësit që ne s’kemi asgjë për ty. S’kemi prova as biologjike, as fotografi, as gëzhoja, as gjurmë të gishtave. Dhe aman, le të dalë dikush, qe po i ofroj 20 mijë”.

“Po të ishte për t’u zbardhur vrasja për 20 mijë, 20 mijë po i jap unë sonte dhe mbi 20 mijë euro. Jo vetëm për vrasjen në Gllogjan, por edhe për 115 vrasje, sa janë të pazbuluara në Pejë”.

Shpërndaje në: