Berisha: Vjosa Osmani po shitet pro amerikane sepse po sheh ëndërr me sy hapur për mandatin e dytë
Zafir Berisha ish deputet i Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se që nga 2 prilli 2021 e ka konsideruar si një ofendim për Kosovën zgjedhjen e saj.
Sipas tij, Osmani po gënjen dhe është bashkëfajtore me Albin Kurtin për shkatërrimin e shtetit, ndërsa akuzon për ndryshim qëndrimi me qëllim përfitimin e një mandati të dytë.
Berisha kujton se më parë ata kundërshtonin marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 në Uashington. /Periskopi/



