Besnik Tahiri për pagën minimale: Përfitime puro partiake, korrupsion elektoral

Besnik Tahiri për pagën minimale: Përfitime puro partiake, korrupsion elektoral

Besnik Tahiri i AAK ka thënë se deklarimi i VV për pagën minimale është lojë, raporton Periskopi.

Ai në Facebook ka thënë se shpërndarja e parave të shtetit për përfitime partiake është korrupsion elektoral.

 

Postimi i plotë:

Loja me pagën minimale dhe shpërndarja e buxhetit të shtetit për përfitime puro partiake nga pushteti aktual, ndërkohë që për tre vite rresht është injoruar plotësisht ligji për pagën minimale dhe ai për pagat në sektorin publik, ka vetëm një emër: Korrupsion elektoral.

Kjo s’është politikë sociale, është manipulim elektoral me paranë publike.

Shpërndaje në: