‘Betimi’ i Muriqit shkon viral në rrjet: ‘Për Zotin penallti ishte’
Shqipëria mposhti Kosovën ditën e djeshme në “Elbasan Arena” në miqësoren vëllazërore mes dy përfaqësueseve me rezultatin 2-1.
Për Shqipërinë shënuan Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni, ndërsa për Kosovën golin e vetëm e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 85-të.
Sulmuesi pas një dyluftimi me mbrojtësin Çepele, rrëzohet në zonë dhe arbitri akordon penallti, pavarësisht se lojtarët e Shqipërisë nuk janë dakord.
Pikërisht këtu regjistrohet edhe një moment i veçantë, teksa kamerat fokusojnë një moment, kur Muriqi i thotë Alban Hoxhës dhe Çepeles:
“Po, për Zotin është penallti”, dhe pas kësaj merr topin dhe shkon ta gjuajë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Shihni videon.



