Betohen 251 ushtarë të rinj që iu bashkuan FSK’së

Betohen 251 ushtarë të rinj që iu bashkuan FSK’së

251 ushtarë të rinj i janë shtuar radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë e betimit, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kjo rritje do të vazhdojë, pasi pas 9 javësh do të diplomojnë edhe mbi 300 rekrutë, ndërsa në muajin shtator do të shpallet konkursi i ri për 612 ushtarë aktivë dhe 367 rezervë

“Shumë urime krenaria jonë e ju priftë e mbara në misionin tuaj të shenjtë. Detyra , Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha”, tha ndër të tjera Mehaj, njofton Klankosova.tv.

Në postimin më poshtë, mund të shihni disa fotografi tejet emocionuese të postuara nga ministri në ditën e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së.

Shpërndaje në: