Biden dekoron Zyrën Ovale, vendos foton e të birit që i vdiq nga kanceri

Biden dekoron Zyrën Ovale, vendos foton e të birit që i vdiq nga kanceri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka filluar punën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Ai ka vendosur në Zyrën Ovale fotografi familjare dhe dekore të ndryshme.

 

Në tavolinën kryesore, Biden ka vendosur fotografinë e birit të tij, Beau Biden.
Ai kishte shërbyer për një vit në Irak, ndërsa për dy mandade ishte Prokuror i Përgjithshëm në Delaware, transmeton Indeksonline.

Në vitin 2015, Beau ndërroi jetë në moshën 46 vjeçari nga kanceri në tru.

Një vit më vonë shteti i Kosovës, kishte vendosur që ta nderonte të birin e Biden duke e emërtuar një rrugë që lidhë Ferizajin – Gjilanin me emrin e tij.

Presidenti gjithashtu ka zëvendësuar perdet e arta që ish-Presidenti  Donald Trump preferonte me perde prej ari të errëta të përdorura më parë nga ish-Presidenti  Bill Clinton në vitet ’90 dhe ndërroi një qilim ngjyrë bezhë që Trump përdori me një blu të errët që ishte në depo.

Zyra tani gjithashtu përmban buste të ikonave të të drejtave civile Cesar Chavez,  Martin Luther King Jr. dhe  Rosa Parks , si dhe portrete të Etërve Themelues si Benjamin Franklin dhe Alexander Hamilton dhe të ish Presidentit Abraham Lincoln.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: