Bie Facebook dhe Instagram, miliona përdorues nuk mund të kyçen

Periskopi.com Lajme

Rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram për miliona përdorues në orët e fundit janë të paçasshme, për shkak të disa problemeve që ende nuk janë bërë të njohura, transmeton Periskopi

Daily Mail raporton se ky problem është paraqitur tek përdoruesit në gjithë botën. Po ashtu, shkruan se edhe Whatsapp, në pronësi të Facebook’ut po përballet me diçka të tillë.

Shumë njerëz janë zhgënjyer për shkak se nuk po arrijnë të çasen në këto rrjetet sociale. Problemi është evidentuar në Amerikë, Marok, Lindjen e Mesme,Evropë, përfshirë edhe Kosovën./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: