Bie numri i martesave në Kosovë, kaq ishte vetëm në 2024

Bie numri i martesave në Kosovë, kaq ishte vetëm në 2024

Agjensia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë vitit 2024 janë regjistruar 17 mijë e 863 kurorëzime.

Prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, 16 075 kurorëzime kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse jashtë Kosoves janë regjistruar gjithsej 1 788 kurorëzime, raporton Periskopi.

Sipas njoftimit, në krahasim me vitin 2023, numri i rasteve të kurorëzimeve të regjistruara në total (brenda dhe jashtë Kosovës) në vitin 2024 ishte më i vogël për 630, ose 3,4%.

 

“Në vitin 2024, janë regjistruar 17 863 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, 16 075 kurorëzime kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse jashtë Kosoves janë regjistruar gjithsej 1 788 kurorëzime.

Krahasuar me vitin 2023, numri i rasteve të kurorëzimeve të regjistruara në total (brenda dhe jashtë Kosovës) në vitin 2024 ishte më i vogël për 630, ose 3,4%.

Numri i rasteve të kurorëzimeve të regjistruara brenda Kosovës në vitin 2024 ishte më i vogël për 903, ose 5,3% krahasuar me vitin 2023, përderisa numri i rasteve të kurorëzimeve të regjistruara jashtë Kosovës në vitin 2024 shënoi rritje për 273 ose 18,0% krahasuar me vitin 2023”, thuhet në komunikaten e ASK’së.

Komunikata e plotë KËTU: ASK

 

 

Shpërndaje në: