Bildt: Ballkani t’i përshpejtojë proceset eurointegruese

Bildt: Ballkani t’i përshpejtojë proceset eurointegruese

Carl Bildt, diplomat suediez, ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) është i patjetërsueshëm, kurse rruga e vetme e përparimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor është përshpejtimi i eurointegrimeve.

Kjo deklaratë e tij u bë gjatë vizitës në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (KBR) në Mal të Zi. Për të arritur te integrimi evropian, Bildt thotë se duhen reforma të fuqishme ekonomike, kurse bashkëpunimi rajonal është mjet i patjetërsueshëm për nxitjen e tërë rajonit.

Shpërndaje në: