Biseda mes Sylës dhe Ukës që dëshmon mënyrën e veprimit të grupit kriminal

Biseda mes Sylës dhe Ukës që dëshmon mënyrën e veprimit të grupit kriminal

Kështu shprehej Ramadan Uka, tash i akuzuar në procesin “Toka”, në bisedën që e zhvillonte me Shaban Sylën, gjithashtu i akuzuar, raporton KTV.

Sipas Prokurorisë, kjo është vetëm një prej bisedave, ku përmblidhet mënyra e veprimit të grupit të organizuar kriminal.

Aktakuza ndaj grupit të Sylës, pjesë të së cilës i sjell KTV-ja, tregon për mënyrën se si grupi mashtronte me prona, duke shitur shtëpi me autorizime të falsifikuara, e kur dështonin të paguanin kamatat e paarritshme të haraçit, humbnin gjithçka.

Edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, fare pak i njohur për publikun në vitin 2005, ishte përmendur nga Azem Syla, si i interesuar për të blerë një shtëpi rrugës për në Gërmi.

Shpërndaje në: