Bislimi: S’kemi thënë se do ta zhdukim papunësinë edhe Spanja i ka 15 përqind të papunë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka mohuar të ketë thënë se papunësia në Kosovë do të zhduket.
Bislimi në RTK ka marrë shembull edhe njërin prej vendeve më të zhvilluara të BE-së, për të mbështetur argumentin e tij.
“S’kemi thënë se do ta zhdukim papunësinë edhe Spanja i ka 15 përqind të papunë”, ka thënë ai kur është pyetur për numrat e papunësisë në Kosovë.