Bitcoin po i “djeg” ata që kanë investuar, çmimi i kriptomonedhës bie për 50%

Bitcoin po i “djeg” ata që kanë investuar, çmimi i kriptomonedhës bie për 50%

Vlera e Bitcoint ka vazhduar të bie gjatë vikendit teksa ajo ra poshtë 34 mijë dollarëve, sipas këmbimores së kriptovalutës, Coinbase, shkruan BBC, përçjell Periskopi.

Kriptovaluta më e madhe e botës për nga vlera e tregut, tani ka rënë për 50% qysh nga piku i saj në nëntor të vitit të kaluar.

Rënia në vlerë e asetit digjital vie teksa tregjet e aksioneve rreth botës gjithashtu shënuan rënie ditëve të fundit.

Të hënën, disa tregje aziatike u ulën përsëri me indeksin standard të Japonisë Nikkei me rreth 2.5%.

Bitcoin përbën rreth një të tretën e tregut të kriptomonedhave me një vlerë totale prej rreth 640 miliardë dollarësh.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, gjithashtu ka rënë në vlerë, me më shumë se 10% në javën e fundit.

Javën e fundit, bankat qëndrore në disa shtete, si në Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia rritën shkallën e interesit në përpjekje për të ndaluar rritjen e çmimeve.

Investitorët janë gjithashtu të shqetësuar nga ndikimi i luftës në Ukrainë në ekonominë botërore.

Shpërndaje në: