Biznesmeni shqiptar merr vëmendjen e mediave zvicerane, brenda një nate grumbulloi 25.000 $

Biznesmeni shqiptar merr vëmendjen e mediave zvicerane, brenda një nate grumbulloi 25.000 $

Xhaka, Shaqiri dhe kapiteni i kombëtares zvicerane Lichtsteiner u dënuan nga Fifa për “sjelljeve jo-sportive”. Tifozi i kombëtares zvicerane Rilind Reka nga Nju Jork nisi një mbledhje fondesh në natën e së hënës. As 30 orë të plota nuk janë bërë, 25, 000 dollarë ka arritur t’i mbledhë.

Para mesnatës, Rilind Reka grumbulloi 25, 000 dollarë për të paguar gjobën e shqiptuar nga FIFA për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Stephan Lichtsteiner, raportoi gazeta zvicerane “Blick”, transmeton Periskopi.

Reka u shqetësua nga vlerësimi i FIFA-s për dënimin e yjeve të Zvicrës. Xhaka dhe Shaqiri u gjobitën me nga 10,000 dollarë nga Shoqata Botërore e Futbollit, ndërsa kapiteni Lichtsteiner u dënua me një gjobë prej 5. 000 dollarëve.

Biznesmeni Reka është i gëzuar për mbledhjen e fondit, dhe në një intervistë për “LOOK”, Reka, i cili jeton në Nju Jork, zbuloi se u thirr edhe nga ambasadorja kosovare të martën. “Ajo më tha se Shoqata e Futbollit Zviceran nuk ka gjasa të pranojë para”, tha Reka.

Pas marrjes së donacionit, tifozi i Zvicrës është i gëzuar: “E kam nën kontroll situatën. Tani Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner mund të bëjnë diçka të mirë me paratë”./Periskopi/

Shpërndaje në: