Blegërima e dhive gabimisht merret si thirrje për ndihmë: Dërgohet ekipi i Kërkim-Shpëtimit

Blegërima e dhive gabimisht merret si thirrje për ndihmë: Dërgohet ekipi i Kërkim-Shpëtimit

Një tufë dhish ka nxitur një ekip shpëtimi me blegërimat e tyre që gabimisht u morën si thirrje për ndihmë nga njerëzit.

Një alpinist në Idwal Slabs të Snowdonisë në Uells raportoi se kishte dëgjuar “britma të përsëritura për ndihmë”.

Por ajo që kishte dëgjuar në fakt ishte një tufë dhish që po blegërinin duke lozur me njëra-tjetrën, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Ai kishte thirrur Organizatën për Shpëtim, e të cilët menjëherë dërguan një ekip që kishte dëgjuar dhitë derisa lëshonin zërat që lëshojnë.

“Kjo tregon që dhitë kanë diçka me ne,” ka shkruar ekipi i shpëtimit në media sociale. /Periskopi

Shpërndaje në: