Blerim Latifi kapet me LDK-në: Keni thyer me karrige kokat e njëri tjetrit, kujdes 3 gushtin

Blerim Latifi kapet me LDK-në: Keni thyer me karrige kokat e njëri tjetrit, kujdes 3 gushtin

Pasi ish deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, i reagoi profesorit të filozofisë Blerim Latifit për statusin ku thoshte se “Njerëzit me vija të kuqe po ia fyejnë inteligjencën qytetarëve”, ka reaguar sërish ky i fundit.

Meta në postimin e tij vuri disa citate të Kadri Veselit, shefit të PDK-së, duke theksuar që ato që kishte thënë kreu i PDK-së në fakt ishin “fyerje e inteligjencës”.

Por, Latifi nuk është zmbrapsur duke ia përmendur atij incidentet e rrahjeve në nëndegët e LDK-së, dhe duke e paralajmëruar që të kenë kujdes më 3 gusht.

Ai i thotë me ironi se “mund të bëheni shkak për ta shpallur këtë datë si “Ditë ndërkombëtare të Karrigeve”!

Më poshtë keni postimin e plotë të z.Latifi:

Bardhyl Meta, e pashë që ke marrë mundimin të reagosh në postimin tim të sotëm në facebook, ku unë flas për manipuluesit politikë me vijat e kuqe të koalicioneve. Unë nuk kam përmendur asnjë emër të përveçëm të ndonjë politikani apo partie. Ju të LDK-së paskeni reaguar, duke konfirmuar edhe njëherë atë thënien e vjetër “mos e vet se të kallxon vetë”. Megjithatë, marrë parasysh faktin se kohëve të fundit keni marrë shumë plagë, duke thyer karriget në kokat e njëri tjetrit, unë do të i’u kursej nga shkaktimi i plagëve të reja. Kur t’u shërohen plagët, atëherë lajmërohuni. Kujdes 3 Gushtin! Mund të bëheni shkak për ta shpallur këtë datë si “Ditë Ndërkombëtare të Karrigeve”!

Shpërndaje në: