Blerim Sinani, kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga LDK-ja
Kandidati Blerim Sinani garon për herë të parë me numër 40 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për Asamblenë Komunale të Prishtinës.
Me studime master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një përvojë të pasur pune si ndërmarrës në kryeqytet, Sinani sjell një bagazh profesional që e ka mësuar jo vetëm si të gjenerojë ide të reja, por edhe si t’i bëjë ato realitet.
Sinani në deklaratën e tij për garën zgjedhore, thekson se është i përkushtuar ndaj transparencës dhe integritetit në shërbim të qytetarëve.
“Jam futur në garë me qëllime të pastra dhe vullnet për të punuar ndershëm. Do ta përfaqësoj secilin qytetar me përgjegjësi, pa dallim. Ky është momenti ynë – bashkë e çojmë Prishtinën përtej,” u shpreh Sinani.
Kandidatura e tij shihet si një përpjekje për të sjellë frymë të re në politikën lokale. Fokusi i tij kryesor është përfaqësimi gjithëpërfshirës dhe zhvillim sa më të qëndrueshëm të Prishtinës./Periskopi/



