Blero flet për Goran Bregoviqin që do të këndojë në Korçë: Huqje totale, absolutisht budallaki

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari kosovar, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, në emisionin Natë Vere në T7, e ka komentuar ftesën e këngëtarit serb Goran Bregoviç, për të kënduar në “Festën e Birrës” në Korçë.

Blero ka thënë se ne nuk jemi në një fazë të tillë ku i thirrim ata (këngëtarët serbë) për të na kënduar neve.

“Nuk jemi në një fazë ku i thirrim ata me na kënduar neve. Është absolutisht budallaki. Nuk jemi në fazën e tillë, nuk është moment i duhur”, është shprehur Blero.

Tutje, Blero tha se veprimi i Bashkisë së Korcës është huqje totale. Kjo për shkak se nuk kanë kaluar qindra vjet nga lufta në Kosovë, por vetëm 20 vjet.

“Muzika është muzikë, por unë po flas personalisht, absolutisht është një huqje totale”.

“Le ta dëgjojë privatisht kushdo që e ka ftuar, por publikisht nuk është moment i duhur. Jemi t’u hjek me shumë sene në Kosovën tonë, sepse lufta është veç 20 vjet nuk është 200 vjet”, shtoi Blero.

Nga Bashkia e Korçës për Gazetën Express kanë thënë se Begoviq është ftuar dhe do të këndojë për shkak se ky festival nuk ka lidhje me politikën.

Shpërndaje në: