Blerta Deliu: Albulena Haxhiun e marr seriozisht tek pasi ta zbardh rastin e Astrit Deharit

Blerta Deliu: Albulena Haxhiun e marr seriozisht tek pasi ta zbardh rastin e Astrit Deharit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar në rrjetin social Facebook pas përfshirjes së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në debatin publik që ka shpërthyer pas intervistës së Fitore Pacollit në RTK dhe reagimeve që pasuan, shkruan Periskopi.

Duke iu përgjigjur indirekt Haxhiut, Deliu shkruan se nuk do të merrej fare me të, po të mos ishte ministre, duke e cilësuar si “më të dobëtën dhe më të paaftën në histori të Kosovës”.

“Paska reaguar deputetja Albulena Haxhiu. Nuk do të isha marrë fare me të, po të mos ishte ministrja më e dobët dhe paaftë në histori të Kosovës.”, shkruan Deliu.

Ajo shton se për të marrë seriozisht reagimet e Haxhiut, ajo duhet së pari të japë përgjigje për rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, një çështje për të cilën Haxhiu dhe Vetëvendosje kanë folur publikisht me vite të tëra, por që ende mbetet e pazbardhur në drejtësi.

“Vetëm pasi ta ‘zbardhë’ rastin e Astrit Deharit – mund ta marrë seriozisht çdo reagim të saj.”, përfundon Deliu.

“Të fala kriminelëve oj plastikë”, ja çfarë gjuhe kërcënuese përdorte burri i Albulena Haxhiut

 

Shpërndaje në: