Blerta Deliu lëshon mbledhjen ku po raporton Bislimi: Krejt çka po shohim janë punësimet e dajëve, hallave e tezeve

Blerta Deliu lëshon mbledhjen ku po raporton Bislimi: Krejt çka po shohim janë punësimet e dajëve, hallave e tezeve

Gjatë raportimit të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane, deputetja e Kuvendit nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se krejt çka është parë në qeverisjen Kurti në këta shtatë muaj, politizimi në punësime, me dajë, halla dhe teze.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguat deputeti nga VV, Driton Hyseni, i cili ka kërkuar që në këtë mbledhje fokusi të jetë vetëm për rapirin e Progresit.

Në shenjë pakënaqësie deputetja, Blerta Deliu Kodra ka lëshuar mbledhjen, pasi zëvendëskryeministri Bislimi në përgjigjen e tij, u shpreh i habitur se çka janë këto deklarata të opozitës depolitizimi-depolitizimi.

Për shkak të kuorumit, është ndërprerë mbledhja dhe nuk u fut në votim raporti.

Shpërndaje në: