Bleu tiketën me 2 euro, kroati fiton 2 milionë euro në lotari

Bleu tiketën me 2 euro, kroati fiton 2 milionë euro në lotari

Mbrëmë u fitua çmimi kryesor prej 2,000,000.00 eurosh, njoftoi Llotaria Kroate.

Fituesi me fat pagoi për biletën e tij në internet. Ai luajti dy kombinime të Lotto 7 pa lojën shtesë Joker, duke paguar dy euro.

Shorti i radhës për lojën Lotto 7 është të shtunën, dhe çmimi i madh i garantuar është 1,000,000.00 euro.

Shpërndaje në: