Boateng injoron Messin: Ibrahimovic është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur

Boateng injoron Messin: Ibrahimovic është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur

Kevin-Prince Boateng ka thënë se Zlatan Ibrahimovic është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, pasi mesfushori i Barcelonës ka bashkëlojtar Leo Messin. 

Boateng ka luajtur bashkë me disa nga futbollistët më të mëdhenj në botë, dhe Ibrahimovic është më i miri për ganezin.

Suedezi me nënshtetësi dhe Boateng ishin shokë të skuadrës te Milan, me dyshen që ndihmuan gjigandët e Serie A të fitojnë Scudetto në sezonin 2010/11, përcjell Periskopi.

Zlatan Ibrahimovic Milan

I pyetur për emrin e lojtarit më të mirë që ka luajtur me të, Boateng i tha Barcelona TV-s: “Zlatan Ibrahimovic”.

Përgjigja e tij erdhi në mënyrë befasuese, pasi ai nuk zgjodhi pesë herë fituesin e Topit të Artë, Leo Messin, me të cilin aktualisht luan bashkë.

32-vjeçari, i cili bëri një kalim shokues te Barcelona në janar, u detyrua t’i tërhiqte fjalët e tij për Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon, që i konsideronte si më të mirët. /Periskopi/

Shpërndaje në: