Bogdanoviq: Vuçiq po dëshiron t’i frikësojë serbët në Kosovë me deklarata për luftë

Periskopi.com Lajme

Serbët në Kosovë tashmë po jetojnë në frikë dhe pasiguri, dhe kjo lloj retorikë dramatike, përmendja e “Stuhisë”, lufta dhe dëbimi nuk ndihmon aspak dhe nuk i zgjidh problemet, sipas ish-deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, Goran Bogdanoviq. Ai beson se deklarata të tilla i shërbejnë Vuçiqit, i cili po përpiqet të homogjenizojë serbët në Kosovë.

“Ekziston një situatë ku është marrë urdhër që pushimet vjetore të anulohen në të gjitha institucionet e shtetit serb këtu në veri të Kosovës dhe ende nuk e dimë se sa do të zgjasin. Natyrisht, ai dëshiron të homogjenizohet në këtë mënyrë, nuk do të thosha të homogjenizojë – por të frikësojë njerëzit këtu”, deklaron Bogdanoviq për Danasin serb.

Ngritja e çështjeve teknike, siç janë tabelat që kryesisht janë zëvendësuar, në nivelin e një çështjeje politike dhe deklaratave dramatike është një strategji që tashmë është parë, sipas Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike, dhe shërben për të ruajtur status quo-n nga njëra anë dhe ndryshimin e situatës në terren nga ana tjetër. Ai thotë se gjithçka është si historia e bariut dhe ujkut.

“Problemi me atë lojë është se kur shfaqet ujku, askush nuk e ndihmon bariun. Vuçiq ka arritur në atë pikë sa nuk u besohet më thirrjeve të tij. Askush nuk do t’i vijë në ndihmë”, deklaroi ndër të tjera Janjiq.

Situata në terren në fakt po ndryshon në Kosovë dhe me avantazh po del nga loja kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili duke e kuptuar se po përfiton nga politika e reciprocitetit, e zbaton atë, sipas Janjiq