”Bojleri, çbojleri, dreqi” – Fatmir Limaj teksa flet për akuzat ndaj tij

”Bojleri, çbojleri, dreqi” – Fatmir Limaj teksa flet për akuzat ndaj tij

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se akuzat që i kanë bërë ndaj tij pa prova tregojnë se në Kosovë mungon “vetëdija shtetërore”

Ai tregon se si i kanë akuzuar edhe prindërit e tij, në kohën kur ata ishin në spital të sëmurë.

“Si shoqëri ende nuk e kemi përjetuar shtetin dhe nuk dimë si të sillemi. Në kohën kur duhej një unitet ne merremi me personalizime. Nëse një gazetar ka një lajm ekskluziv, por e di që e dëmton shtetin nuk e shpërndan atë. Këtë e dini. E cka bëjmë ne. Bëhesh tabelë e qitjes, ‘Hajn, kriminel e të tjera’. Bojleri, çbojleri, dreqi. E qitke atje një titull. Ku ka prova. A kanë dalë ndonjëherë. Në aeroport më kanë akuzuar prindërit se i kanë qitur në kufi. Prindërit ishin në spitale në gjendje të rëndë. Thonin se ishte në kufi. Pse s’ka një fakt apo incizim. Pse s’ka një fakt. Ku ndodhi tash një rast. Në Minisitri të ?Financave. pse nuk u publikuan. Pse nuk doli asnjëherë EULEX. Dërgoi mesazh pasi nuk kishte aktakuza dhe prova. Nëse bëhet një padrejtësi në një vend, atëherë ndodh në cdo vend. Kur i bëhet dikujt një padrejtësi, duhet reagim. E këtu bëhen personale. Pse? Se na mungon vetëdija shtetërore”, tha ai.

Shpërndaje në: