Borell uron Kurtin dhe Vuçiqin për marrëveshjen e udhërrëfyesit për energji

Borell uron Kurtin dhe Vuçiqin për marrëveshjen e udhërrëfyesit për energji

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashme Josep Borell, i ka telefonuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, për t’i uruar për arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin për zbatimin e “Marrëveshjes për Energji” të nënshhkruar në vitin 2013-të përkatësisht 2015-të.

Borell tha se pret që të vazhdohet puna në hapat e tjerë.

“Fola me Aleksander Vuçiqin dhe Albin Kurtin, për t’i uruar për arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin për energjinë. Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të sjell rezultate konkrete për të gjithë qytetarët. Mezi presim që të vazhdojmë punën në hapat e tjerë”.

Shpërndaje në: