Borussia Dortmund siguron çerekfinalen në Ligën e Kampionëve

Borussia Dortmund siguron çerekfinalen në Ligën e Kampionëve

Ndodhi ajo që pritej. “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të mërkure, me djemtë e Edin Terzic, që kanë arritur të mundin, me rezultatin e pastër, 2 me 0, në “mitikun” e tyre, “Signal Iduna Park”, “gjigantët” holandezë të PSV Eindhoven, për të avancuar kështu në çerekfinalet e UEFA Champions League.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 3’-të, me “fantazistin” anglez, Jadon Sancho, i cili dërgon në rrjetë, një goditje nga jashtë zone, duke marrë avantazhin e për të mos e lëshuar më. Golin e gjeti edhe “bomberi”, Niclas Fullkrug, mirëpo pas rishikimit të aksionit me sistemin “VAR”, rrjeta e “Verdhezinjve” u shpall e pavlefshme. Ndërkaq, goli i dytë erdhi nga këmbët e “veteranit”, Marco Reus, në “frymën e fundit”, të sfidës.

Falë këtij rezultati, siç theksuam edhe më lart djemtë e Edin Terzic arrijnë fazën çerekfinale të UEFA Champions League, teksa në raundin e radhës, Borussia Dortmund mund të përballet me “gjigantë” të futbollit evropian si Manchester City, Real Madrid, Barcelona, Arsenal, Inter apo Paris Saint-Germain.

Shpërndaje në: