Brighton dematon Fabrizio Romanon: Nuk kemi marrëveshje me asnjë klub

Brighton dematon Fabrizio Romanon: Nuk kemi marrëveshje me asnjë klub

Skuadra e Brightonit e ka dematur raportimin e gazetarit Fabrizio Romano, ku tha se është arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Marc Cucurella.

Klubi anglez ka dal me një deklaratë zyrtare duke thënë se nuk është arritur asnjë marrëveshje me asnjë klub për të shitur mesfushorin spanjoll, transmeton Indeksonline.

”DEKLARATA E KLUBIT: MARC CUCURELLA. Ndryshe nga raportimet e pasakta nga media të shumta këtë mbrëmje, nuk është arritur asnjë marrëveshje me asnjë klub për të shitur Marc Cucurella.”, thuhet në reagimin e Brightonit.

Ndërsa pak kohë më parë, Romano ka raportuar se marrëveshja është arritur për 50 milionë funte, ndërsa Cucurella pasi ti kryej testet mjekësore të planifikuara për neser, do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2028./Indeksonline/

Shpërndaje në: