Britania e Madhe debat: “Pas Brexit: Britania e Madhe dhe Ballkani”

Britania e Madhe debat: “Pas Brexit: Britania e Madhe dhe Ballkani”

Komiteti për marrëdhënie ndërkmbëtare i parlamentit Britanik do të nisë një debat mbi marrëdhëniet e ardhshme në mes të Britanisë së Madhe dhe Ballkanit, pas Brexit’it, shkruan Telegraf.rs, transmeton Periskopi.

Debati me emrin “Pas Brexit: Britania e Madhe dhe Ballkani”, do të mbahet më 15 shtator.

Me daljen e pritur nga Bashkimi Evropian, Londra ka mundësinë për të marrë në konsideratë rëndësinë e Ballkanit për Mbretërinë e Bashkuar dhe për të shqyrtuar përfshirjen e Britanisë në rajon. Gjithashtu thuhet se debati duhet të marrë parasysh zhvillimin e situatës gjeopolitike në rajon dhe sfidat, pasojat për Britaninë e Madhe dhe çfarë duhet të jetë reagimi i qeverisë britanike. Siç thuhet në faqen e internetit të Parlamentit Britanik, temat përfshijnë sfidat sociale, politike dhe ekonomike me të cilat përballet Ballkani.

Ndër çështjet kryesore janë interesi britanik, direkt ose indirekt  në Ballkan si dhe cilat janë pasojat se disa shtete në rajon po ndërtojnë lidhje ushtarake dhe ekonomike të ngushta me Rusinë./Periskopi/

Shpërndaje në: