Brnabiq nga Dubai: Lëvizja për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, kulmi i cinizmit të Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar sot se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është “shkelje e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, në radhë të parë Marrëveshjes së Washingtonit”.

“Kjo lëvizje e tyre për anëtarësim në Këshillin e Evropës është kulmi i cinizmit,” tha kryeministrja serbe nga Dubai ku nënshkroi një memorandum për shkëmbimin e përvojave për zhvillimin dhe modernizimin, raporton Tanjug.

Lidhur me hapin e parë të Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“ Kësisoj Prishtina ka treguar se ka thyer një marrëveshje tjetër, atë të Ëashingtonit, e kanë shkelur brutalisht. Neve na takon të mos hyjmë në urrejtje, konflikt, por të japim një përgjigje në mënyrë racionale. Nesër është seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”.

“Kjo ka një efekt shtesë në marrëdhëniet në rajon, kush ka nevojë dhe kush e ka bindur Prishtinën që ta paraqesë këtë iniciativë, përgjigja jonë duhet të jetë e zgjuar dhe paqësore, për të ruajtur stabilitetin”, tha Vuçiq.

“Unë pyes pse na thirrën në Washington kur në rastin e parë e shkelën marrëveshjen,  ata duan që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës, ne nuk do ta bëjmë këtë”, shtoi ai.

Seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë është caktuar për nesër në orën 11:00.