Broja është thjesht i pandalshëm: Shënon gol brilant kundër Man Cityt por që u anulua

Broja është thjesht i pandalshëm: Shënon gol brilant kundër Man Cityt por që u anulua

Armando Broja tregoi edhe njëherë aftësitë e tij, teksa Southamptoni po ndeshet me Man Cityn sonte

Sulmuesi shqiptar doli shumë mirë përpara derisa arriti që të del ballë për ballë Edersonit të cilin e mposhti me një lehtësi të paparë.

Golin ai e shënoi në minutën e 23-të të ndeshjes, por doli që sulmuesi shqiptar të jetë me në thellësi dhe si rezultat në pozitë jashtë loje.

Kjo bëri që goli i tij të anulohet.

Kujtojmë se Southampton është duke fituar kundër Manchester City me golin e Kyle Walker-Peters, gol që ai e shënoi në minutën e 7-të.

Shpërndaje në: