Bruno Fernandes tregon haptazi: Nuk shënova hat-trick pasi doja t’ia falja golin Cavanit
Bruno Fernandes ka vazhduar të këmbëngul se e sakrifikoi mundësinë të shënonte ‘hat-trick’, në mënyrë që ta lejonte Cavanin të merrte ‘vetbesim’ nga shënimi i golit të tij të parë në Man Utd, përcjell Periskopi.
“Çështja është të fitosh ndeshjen. [Unë vendosa Cavani sepse] për një sulmues është e rëndësishme të shënosh për besimin e tij, ai do të jetë i rëndësishëm për ne dhe goli i parë do t’i japë besim.
“Unë nuk kam nevojë të mendoj për një hat-trik, duhet të mendoj për të ardhmen.
Cavani u bë një agjent i lirë në verë pasi përfundoi kontrata e tij me Paris Saint-Germain, prej ku reprezentuesi uruguajan përfundoi një transferim falas te United. /Periskopi



